Ndërron jetë ish-ministri gjerman, ishte marrë me Kosovën dhe Bosnjën
Ish-ministri Federal Gjerman i Postës dhe Telekomunikacionit, Christian Schwarz-Schilling (CDU), ka ndërruar jetë.
95-vjeçari ka ndërruar jetë të hënën e Pashkëve i rrethuar nga familja e tij në Budingen, Hesse. Kështu ka njoftuar Michael Brand, një anëtar i CDU-së në Bundestag nga Hesse dhe një mik i hershëm i Schwarz-Schilling.
Si ndërmjetës ndërkombëtar, ish-ministri punoi për të zgjidhur tensionet në Bosnje-Hercegovinë nga viti 1995 deri në vitin 2007. Gjithashtu, Schilling ka pasur njohuri edhe për zhvillimet politike në Kosovë dhe në disa intervista kishte dhënë komentet e tij për dialogun e Brukselit.
Schwarz-Schilling ka lindur më 19 nëntor 1930, në Innsbruck, djali i një kompozitori dhe një pianisti. Edhe pse vetë ishte i aftë në piano dhe orgë, pasi ka mbaruar shkollën e mesme ai ka studiuar histori dhe kinologji në Berlin, më pas ka filluar një praktikë bankare dhe është martuar një grua nga një familje sipërmarrëse në Budingen, Hesse.



