Osmani thotë se sanksionet ndaj Kosovës ishin të padrejta: Vendi u sulmua nga bandat serbe

07 prill 2026 | 21:22

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë e ftuar në “Pressing” të T7.

Ajo është pyetur për sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, të cilat i cilësoi të padrejta.

Osmani tha se Kosova u sanksionua përkundër se u sulmua nga bandat kriminale serbe.

“Sanksionet kanë qenë tërësisht të padrejta që i janë vendosur Kosovës përkundër faktit se sulmi atë ditë më 2023 kanë ardhur nga bandat serbe të dirigjuara nga Beogradi”.

“Pastaj kanë qenë keqkuptime të Qeverisë me aleatët tanë. Ne kemi arritur që t’i eliminojmë ato keqkuptime duke diskutuar me aleatët tanë dhe më dhjetor janë hequr ato masa”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka e ka quajtur…