Iranianët mblidhen në Teheran, reagime të ‘‘përziera’’ rreth armëpushimit
08 prill 2026
| 08:26
Iranianët janë mbledhur në kryeqytetin e Iranit, Teheran, duke mbajtur flamuj dhe portrete të Udhëheqësit Suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, pas shpalljes së armëpushimit.
Reagimi ndaj armëpushimit ka qenë i përzier në Iran, ka thënë korrespondenti i BBCPersian në Uashington, Khashayar Joneidi.
Ekziston një ndjenjë lehtësimi tani që termocentralet nuk do të sulmohen.
Por për ata që janë kundër regjimit, ata duhet të përballen sërish me të, dhe tani ai është edhe më i zemëruar.






