Osmani viziton odën e atdhetarit Mehmet Bojkaj në Isniq të Deçanit

08 prill 2026 | 14:22

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë me dije se para disa ditësh ka vizituar odën e atdhetarit Mehmet Bojkaj.

Me këtë rast ajo ka thënë se kontributi i të ndjerit Mehmet Bojkaj si në kohë lufte, ashtu edhe në kohe paqeje nuk do të harrohet kurrë.

“Para disa ditësh ishim në Isniq, në Odën e atdhetarit të rrallë, të ndjerit Mehmet Bojkaj. Bashkë me familjarë e bashkëpunëtorë të tij kishim diskutime të hapura në një ambient të mikpritjes së jashtëzakonshme.  Kontributi i Mehmet Bojkaj si në kohë lufte, ashtu edhe në kohe paqeje nuk do të harrohet kurrë”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka filluar…