Tahiri: Të premten seanca e radhës, në rend dite katër marrëveshje ndërkombëtare
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, duke bërë me dije se seanca e radhës do të mbahet të premten.
Tahiri ka bërë me dije se në këtë seancë është paraparë të trajtohen katër marrëveshje ndërkombëtare.
Tahiri ka treguar se është diskutuar edhe për rezolutën e PDK-së, për çfarë ka thënë se e mbështesin që të jenë si pikë e parë e rendit të ditës.
“Seanca e radhës do të jetë të premten, tema thelbësore janë katër marrëveshje ndërkombëtare. Pati një debat për rezolutën e PDK-së. Grupi parlamentar i AAK-së e mbështet që rezoluta të jetë si pikë e parë e rendit të ditës. Duda Balje i është bashkuar grupit parlamentar të AAK-së si anëtare e grupit parlamentar. I gjithë debati po reflekton edhe debatin që ndërlidhet me procesin zgjedhor”, ka thënë Tahiri.



