Ndërron jetë gazetarja e RTK-së, Shukran Nobërdali-Qyqalla

08 prill 2026 | 16:45

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka njoftuar për ndarjen nga jeta të gazetares së Radio Televizioni i Kosovës (RTK), Shukran Nobërdali-Qyqalla.

E ndjera ishte pjesë e RTK-së që nga themelimi i saj në vitin 1999, ku për dekada ka kontribuar në redaksinë informative si gazetare. Ajo njihej gjithashtu si autore e emisionit shëndetësor “Medika”, të cilin e kishte realizuar  me përkushtim për më shumë se 20 vjet.

AGK-ja u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan punën dhe kontributin e saj në gazetari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese këtë të mërkurë ka marrë vendimin dhe ka…