Nura i PDK-së: Çdo veprim i LV-së është vetëm farsë, s’ka përpjekje serioze për ta zgjedhur presidentin

13 prill 2026 | 13:25

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ia ka rikujtuar kryeministrit Albin Kurti kushtin për të bashkëpunuar sa i përket zgjedhjes së presidentit të ri. Jakup Nura nga ky subjekt politik tha se në një marrëveshje të mundshme, PDK-ja duhet ta propozojë kandidatin për president. Sipas tij, është e dëmshme për Kosovën që LV-ja ta ketë edhe postin e presidentit.

“PDK-ja i ka ofruar mundësinë e bashkëpunimit; seriozisht ia kemi ofruar opsionin tonë. Mendoj se kjo ka qenë jashtëzakonisht e nevojshme dhe e volitshme për pozitën e tanishme në të cilën gjendet Kosova, për arsye se tri pozitat kryesore në duart e një partie politike, e cila është tani në pushtet, mendoj se janë të dëmshme për Kosovën, por edhe për vetë LV-në”, ka thënë Nura për “RTV21”.

Po ashtu, Nura ka thënë se kryeministri Kurti nuk ka qasje serioze ndaj PDK-së për vazhdimin e bisedimeve për çështjen e presidentit.

“Besoj se ditët në vijim do të jenë më intensive dhe do të ketë përpjekje për të arritur një koalicion me LDK-në. Por, për PDK-në, çdo ftesë që bën Kurti do të jetë sa për të thënë dhe sa për t’u dukur para popullit se kinse ka shprehur gatishmëri për t’iu ofruar PDK-së, por që PDK-ja nuk gjen formë bashkëpunimi. Për PDK-në, çdo përpjekje e tyre është vetëm farsë dhe nuk ka përpjekje serioze për të zgjidhur çështjen e presidentit”, ka thënë Nura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni është shprehur optimist se…