Dalin pensionet për muajin prill

15 prill 2026 | 15:49

Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, njofton të gjithë pensionistët se sot është bërë alokimi i pensioneve për pensionistët e moshës dhe atyre kontribuues. Numri i përfituesve të pensioneve bazike dhe kontribuuse është 272023 pensionistë.

Po ashtu MPFVLC ka bërë alokimin e pensioneve edhe për skemat e invalidëve të luftës dhe viktimave civile, gjithsej 14279 pensionistë. Të gjithë përfituesit e pensioneve, që nga pasdita e sotme mund t’i tërheqin në bankomatet më të afërme apo përmes familjarëve të autorizuar

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka deklaruar se Serbia vazhdon…