’11 të arta’, reagimi emocional nga Driton Kuka dhe Distria Krasniqi pas triumfit në finale (video)
16 prill 2026
| 16:56
Distria Krasniqi është mbretëreshë e Evropës në xhudo.
Xhudistja e Kosovës ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Pas triumfit, trajneri, Driton Kuka dhe Distria Krasniqi janë shfaqur mjaft të emocionuar.
Përmes një videoje ata ngritën dy gishta, duke simbolizuar 11 medaljet e arta që i ka fituar Distria Krasniqi.



