Tahiri: Kushdo që nuk mund ta justifikojë pasurinë duhet të përballet me forcën e ligjit

17 prill 2026 | 14:36

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se kjo partia e tij do ta përkrahë projektligjin për Byronë për Pasurinë e Pajustifikueshme.

Tahiri në foltoren e Kuvendit, ka thënë se cilido zyrtar publik që nuk mund të justifikojë pasurinë e tij duhet të ballafaqohet me forcën e ligjit.

“Komisionin për Legjislacion ne kemi votuar për, edhe sot do të votojmë për, për shkak se mendojmë që një institucion si ky i cili ka probleme serioze që do t’i diskutoj, kishte me qenë mirë me hy në fuqi për të parë se cili është kontributi i këtij institucioni në forcimin e luftës kundër korrupsionit. Dhe të njëjtën kohë në hetimin e secilit prej nesh në pasurinë që e kemi. Rrjedhimisht, konfiskimin e tyre dhe kthimin te qytetari dhe shteti. Kush nuk mundet me justifikuar edhe 1 cent si zyrtar publik do duhej të ballafaqohet me forcën e ligjit”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, në Shtëpinë e Kulturës në Drenas është bërë përurimi…