Në 27-vjetorin e masakrës në Poklek të Vjetër përurohet romani i Bardhyl Mahmutit “Revolta e Syzifit”

17 prill 2026 | 14:35

Sot, në Shtëpinë e Kulturës në Drenas është bërë përurimi i romanit dokumentar të autorit Bardhyl Mahmuti “Revolta e Syzifit”, kushtuar krimit të gjenocidit në Poklek të Vjetër, në bashkëpunim me Qendrën “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” dhe Drejtorinë e Kulturës së Drenasit.

Romani i kushtohet njërit nga krimet me të tmerrshme të zbatimit të gjenocidit gjatë luftës së viteve 1998-1999, që forcat e armatosura serbe kanë kryer më 17 prillit 1999 në Poklek të Vjetër të komunës së Drenasit.

Në këtë përurim të këtij romani mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz LLadrovci.

Përurimi i këtij romani do të bëhet edhe në Prishtinë, më 18 prill, në orën 12:00, në Bibliotekën Kombëtare.

May be an image of dais and text

May be an image of text

No photo description available.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur falënderimet e saj…