Miftaraj: Albulena Haxhiu ka dy mundësi për datën e zgjedhjeve, 31 maj ose 7 qershor
20 prill 2026
| 20:44
Ehat Miftaraj nga Instituti Kosovar për Drejtësi, deklaron se Albulena Haxhiu në pozitën e Ushtrueses së Detyrës së Presidentit i ka dy data të mundshme për caktimin e zgjedhjeve: 31 majin ose 7 qershorin.
Këtë postim ai e ka shkruar në profilin e tij në Facebook, duke shtuar:
“Së paku zgjedhjet parlamentare në fund te muajit maj apo fillim të qershorit nuk na japin kokëdhimbje edhe nese oligarket e energjise elektrike vendosin qe Kosova mos te kete energji elektrike diten e zgjedhjeve.
Mërgimtarët tanë te cilet duan te marrin pjese ne zgjedhje in person te rezervojne biletat.
U.D Presidentja ka dy mundesi lidhur me daten e zgjedhjeve 31 maj ose 7 qershor”.



