“Kjo nuk është fare serioze”: Hamza tregon që Kurti i ofroi PDK-së kryetarin e kuvendit për votat për president

20 prill 2026 | 20:51

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se Albin Kurti i Vetëvendosjes i ka ofruar PDK-së pozitën e kryetarit të Kuvendit, ndërsa posti i nënkryetarit, që aktualisht i takon kësaj partie, t’i kalojë Vetëvendosjes.

Hamza e vlerësoi këtë ofertë si joserioze, duke theksuar se Kuvendi tashmë është konstituar dhe pozitat janë të votuara.

“S’kemi shkuar të kërkojmë pozita, as për vete e as për anëtarët e partisë. Kemi shkuar për t’i dhënë vendit institucione dhe stabilitet politik. Kjo nuk është fare serioze”, deklaroi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump…