U mbajt konferenca përmbyllëse e projektit “Be clean, Be green”
Në kuadër të 22 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Tokës, në Komunën e Rahovecit u mbajt Konferenca përmbyllëse e projektit “Be Clean, Be Green”, një nismë që përfaqëson angazhimin e vazhdueshëm për një mjedis më të pastër dhe më të qëndrueshëm.
Në këtë ngjarje të rëndësishme u mirëpritën kryetari i Komunës së Haraçinës nga Maqedonia e Veriut, Daut Beqiri me bashkëpunëtorët e tij, si dhe përfaqësues të organizatave partnere, drejtorë shkollash, OJQ, qytetarë dhe zyrtarë komunalë.
Gjatë konferencës u prezantua rrugëtimi i projektit dhe rezultatet konkrete të arritura. Ndër përfitimet kryesore është ndërtimi i 6 gropave septike në 6 vendbanime, një investim me ndikim të drejtpërdrejtë në mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët.
Një tjetër arritje e rëndësishme është digjitalizimi i raportimit të ndotjes.
Qytetarët tani mund të raportojnë ndotjen e mjedisit përmes aplikacionit “Be Clean, Be Green”, i disponueshëm në:



