Bordi i Paqes më 27 prill në Kuvend

23 prill 2026 | 11:02

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë ka deklaruar se seanca plenare e 27 prillit nuk do të jetë për çështjen e presidentit.

Ajo ka thënë se në këtë mbledhje do të diskutohet anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes.

“Do të doja të ishte ashtu, por ende jemi në pritje të një konsensusi sa i përket çështjes së presidentit”.

“Kryesia e Kuvendit vendosi që më 27 prill në orën 10:00 të mbajë një seancë të re, për t’i adresuar disa çështje shumë të rëndësishme”, ka thënë Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prend BUZHALA (Alban Hajrushi: “Rruga e kthimit dhe tregime të…