Ali Ahmeti: Veprimtaria letrare, shkencore dhe kombëtare e Qosjes është shembull dhe udhërrëfyes për brezat që vijnë

23 prill 2026 | 13:33

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se me dhimbje të thellë ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, një prej intelektualëve të shquar të kombit tonë.

Ai ka thënë se veprimtaria e tij letrare, shkencore dhe kombëtare do të mbetet shembull dhe udhërrëfyes për brezat që vijnë.

“Akademiku Qosja i dha shumë gjuhës, letërsisë, kulturës dhe identitetit shqiptar, duke lënë pas një trashëgimi të pashlyeshme. Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe gjithë popullin shqiptar. I përjetshëm kujtimi për Akademikun Rexhep Qosja”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hulumtuesi Eugen Cakolli ka paralajmëruar se, pavarësisht miratimit nga qeveria,…