HASHIMIN N’ GIJOTINË!

23 prill 2026 | 13:47

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Përsëritja e historisë: Nëse e bëjmë një “skanim” të historisë shqiptare, ta zëmë në 150-vjeçarin e fundit atëherë del se udhëheqësit kryesorë ose janë vrarë nga vet shqiptarët ose shqiptarët kanë mundësuar vrasjen e tyre.

Marko Boçarin udhëheqësin legjendar të suliotëve e ka vrarë kapedani Lleshi i Zi i Gjonmarkajve, shqiptar gjithashtu.

“Mercenarët” Isa Boletini dhe Haxhi Zeka cilësimi është nga filoserbi Gashi, janë vrarë, i pari nga malazezët e fisit Gjilas të tradhtuar nga francezët dhe shqiptarët ndërsa “mercenari” Haxhi Zeka është vrarë nga Adem Zajmi.

Hasan Prishtina është vrarë nga Isuf Reçi, me urdhër të “mbretit” Zog dhe Nikolla Pashiqit. Luigj Gurakuqi është vrarë nga Baltion Stambolla me urdhër të “mbretit” Zog dhe serbëve.

Avni Rrustemi ndonëse për motive krejt tjera (kombëtare) e vrau Esad Pashë Toptanin.

Enver Hoxha me bandën sllavo – komuniste të Milladin Popoviqit dhe Dushan Mugoshës vrau, dënoi apo dërgoi në internim pjesën më të shëndoshë të patriotëve shqiptarë që kundërshtuan komunizmin dhe mbetjen nën Jugosllavi.

Në Kosovë Fadil Hoxha, Ali Shukriu, Xhevdet Hamza, Mehmet Maliqi – Qorri dhe mbetjet tjera antikombëtare, si rrogëtarë të OZNA-së e më vonë të UDB-së ndihmuan në arrestimin dhe vrasjen e patriotëve shqiptarë në Kosovë si Gjon Serreçi e Marie Sllaku, Shaban Shala dhe Fazli Grajçevci, Tahir dhe Nebih Mehaj, Metush Krasniqi dhe Ahmet Haxhiu, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha si Hadrit në Belgjikë.

Me ndihmën e gjeneralit nga Shqipëria Peçi kryen vrasje në masë në Drenicë duke vrarë edhe Shaban Polluzhën. Gjakprishurit komunistë shqiptarë kanë gisht edhe në Masakrën e Tivarit. Për të vazhduar pastaj me qindra e mijëra arrestime dhe dënime të shqiptarëve liridashës në me krye Abetaren dhe Frymëzuesin Shqiptare për Çlirim, Liri, Pavarësi dhe Bashkim Kombëtar, të Papërsëritshmin Bacë Adem Demaçin.

Së fundi, si zgjatje e gjykatave të Serbisë, e votuar dhunshëm në Kuvendin e Kosovës, Gjykata Speciale Raciste në Hagë arrestoi, dënoi ish-luftëtarë të UÇK-së kurse është para marrjes së vendimit për themeluesit e UÇK-së, fituesve të luftës, ndërtuesve të paqes dhe krijuesve të shtetit të Kosovës: Presidentit Hashim Thaçi, kryeparlamentarët Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli si dhe shefi i GP të LV-së, Rexhep Selimit. Këta katër heronj të luftës dhe të paqes po mbahen në paraburgim plotë 6 vite.

Mallkimi shqiptar: Për Bacën Adem Demaçi thuhej se fare nuk ka qenë në burg por se 30 vite ka qëndruar në hotel “Moska” në Beograd apo në hotele bregdetare.  Më shumë është sulmuar dhe vrarë me fjalë dhe shkrime nga gjakprishurit shqipfolës se nga Serbia dhe Jugosllavia. Sidomos gjatë Konferencës së Rambujesë ishte pushkatuar dhe vrarë mediatikisht nga filojugosllavi dhe filoserbi Veton Surroi, i pëlqyeri nga Sllobodan Millosheviqi për KM të Kosovës dhe Metohisë dhe si udhëheqës i delegacionit shqiptar për Rambuje shkaku i angazhimit të tij për autonominë e Kosovës dhe kundër pavarësisë. Rrjedhimisht Veton Surroi ishte kundër UÇK-së dhe Hashim Thaçit sepse gjithmonë mrizonte nën hijen, autoritetin dhe madhështinë e Shpallësit të Pavarësisë së Kosovës, Hashim Thaçit. Nuk linte rast pa i sulmuar dhe përbuzur përmes deklaratave, shkrimeve, intervistave, konferencave dhe “pordhëve nga Qerreti” që i promovonte në Panairin e Librave në Prishtinë dhe që përktheheshin në gjuhën serbe duke iu dhënë publicitet në Serbi si manifest kundër UÇK-së dhe udhëheqësve të saj. Ekipit të këtij trashëgimtari të mendësisë jugosllave dhe serbe iu bashkuan Vudi Gjymshiti, Rron Gjinovci dhe Shkelzen Gashi duke garuar se kush po shkruan më keq për UÇK-në dhe drejtuesit e saj në përgjithësi dhe Hashim Thaçit në veçanti. Dhe se kush po i pëlqen më shumë trafikantëve të drejtësisë, Ekaterina Trandafilova dhe Jack Smith. Dhe se kush po i hyn më thellë në prapanicë Dik Martit. Përjashtuar shumë pak rasteve kjo është thelbi i përmbajtjes së modus vivendi dhe modus operandi të LV-së, Albin Kurthit si Cezar i saj si dhe Donika Shvarc si shfrenim patologjik kundër vlerave të luftës, qoftë kundër të burgosurve politikë sikur edhe ndaj ushtarëve të së Lavdishmes Ushtri Çlirimtare e Kosovës. Kjo mendësi patologjike është bartur në të gjitha institucionet që udhëhiqen apo kontrollohen nga Kurthi me rrogëtarë dhe Dem( j )ona Mihali.

Një deputet me tituj të lartë shkencorë por shkruan lexon si vijues i kursit kundër analfabetizmit shkeli rëndë parimin e prezumimit të pafajësisë e që sipas mandatit dhe betimit duhet ta mbrojë këtë duke kërkuar dënim të përjetshëm për presidentin Hashim Thaçi dhe të tjerët. Si shprehje e urrejtjes patologjike dhe uvertyrë për fushatë zgjedhore. Çka e tha ky farë deputeti nuk ka të bëjë asgjë me njerëzoren, politiken, kombëtaren dhe moralen. Sidomos nuk ka të bëjë asgjë me tradicionalen dhe zakonoren shqiptare. Nuk ka gjë më të poshtër kur dikush që i ka duart e lidhura, nuk mund të mbrohet sulmohet në mënyrë aq të paskrupullt dhe të ulët se që u sulmua Hashim Thaçi nga deputeti në fjalë, militant i Albin Kurthit, Donika Shvarcit dhe Faton Pecit. “Krenaria” e LV-së! Nuk ka më poshtërsi dhe më ligësi se si u sulmua morali i deputetes Vlora Çitaku, mbesë e dajallarëve të vrarë në masë në Drenicë dhe bijë e intelektualëve shembullorë Sala dhe Shaip Çitaku.

E pabesueshme për një mjedis normal! E pritshme dhe normale për një mjedis ku sundon mediokriteti, antikombëtarizmi, ligësia dhe mungesa e protagonizmit njerëzor, politik, kombëtar, moral dhe intelektual.

Pse bëhet kjo: Ata që munguan në proceset ku krijohet historia, sot duan ta rishkruajnë historinë duke e shembur historinë kombëtare dhe duke e ringjallur historinë jugosllave dhe serbe pjellë e së cilës janë. Po luajnë me zjarr, gjakun po e konsiderojnë ujë, po gërryejnë aty ku dhembë më së shumti dhe ku nuk durohet më.

Hashim Thaçi nuk është as shkrues e as lexues i historisë, është krijues dhe është vet historia ! Bashkë me të tjerët që po mbahen peng, janë dënuar apo që po gjykohen në Hagë. Bashkë me të gjithë ushtarët e UÇK-së, Heronjtë e Kombit, martirët dhe të burgosurit politikë të të gjitha brezave. Hashim Thaçi është indi ndërlidhës politik dhe kombëtar midis Komandantit Politik Shqiptar  Bacë Adem Demaçit dhe Komandantit Ushtarak Legjendar, Adem Jashari. Ismail Qemali dhe Hashim Thaçi janë dy anët e monedhës kombëtare, politike dhe morale për aq kohë sa do të ketë Shqipëri dhe shqiptarë. Na pëlqeu kjo apo nuk na pëlqeu!

Për këtë arsye gjakprishurit që flasin shqip e që mendojnë dhe veprojnë serbisht e duan Thaçin në gijotinë!

Për fund: Nuk e di dhe nuk dua ta paragjykoj vendimin e Gjykatës Speciale Raciste në Hagë por jam i sigurt se pushteti aktual aspak nuk do të gëzohej nëse këta Burra të Kombit do të lirohen. Prandaj është e tëra kjo urrejtje ndaj tyre sepse iu lëkundet pushteti. E them publikisht se në Kosovë janë vetëm dy politikanë që mund ta sfidojnë Albin Kurthin duke e mundur: Hashim Thaçi dhe Përparim Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Finalja e madhe e Kupës së Kosovës në futboll do…