Haradinaj për Rexhep Qosjen: Kosova humbi një nga figurat më të rëndësishme të jetës akademike

23 prill 2026 | 14:13

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar për vdekjen e akademikut Rexhep Qosja.

Ai ka thënë se Kosova ka humbur një nga figurat më të rëndësishme të jetës akademike.

“Kosova humbi një nga figurat më të rëndësishme të jetës akademike. Përpjekjet e pandalshme të akademik Qosja, veçanërisht në avokimin e të drejtave të shqiptarëve gjatë periudhave të vështira të okupimit, mbeten dëshmi e qartë e kontributit të tij të jashtëzakonshëm në jetën publike dhe shkencore. Ndarja e tij nga jeta lë një boshllëk të madh në fushën akademike, por vepra, mendimi dhe trashëgimia që la pas do të mbeten përgjithmonë pjesë e kujtesës dhe historisë sonë. I përjetshëm qoftë kujtimi për akademik Rexhep Qosja”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Monett Wood Sh.P.K. me numër UNIK: 811548786, shpall të pavlefshme…