‘Shpresojmë vitin tjetër ta festojë në Kosovë’, Ismaili ia uron Thaçit ditëlindjen
24 prill 2026
| 12:05
Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ia ka uruar ditëlindjen ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke uruar që vitin e ardhshëm të festojë në Kosovë.
“Para se me filluar fjalën, dëshiroj t’ia uroj ditëlindjen një çlirimtarit, presidentit Hashim Thaçi, dhe shpresoj që herën e ardhshme ta presim ditëlindjen e ardhshme në Kosovë, qysh e meriton një person që kohën e vet të jetës së vet ia ka dhënë Kosovës”, ka thënë Ismaili.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot feston ditëlindjen e tij të 58-të. Ai vazhdon të mbahet në Hagë, ku po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale.



