Gazetari Nuhi Bytyçi shkruan në Librin e Zisë në Kuvendin e Kosovës për akademik Rexhep Qosjen

24 prill 2026 | 17:11

Në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, gazetari i njohur Nuhi Bytyçi ka bërë homazhe dhe ka shkruar në Librin e Zisë në nderim të Akademik Rexhep Qosjes.

Me këtë rast, Bytyçi e vlerësoi lart figurën dhe veprën e Qosjes, duke e cilësuar atë si një ndër intelektualët më të shquar të kombit shqiptar, i cili dha kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për çështjen kombëtare në përgjithësi.

“Akademik Rexhep Qosja ishte ndër intelektualët më të shquar të kombit shqiptar, i cili dha kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për mbarë kombin shqiptar. Pata fatin ta intervistoj në kohë të vështira”, ka shkruar Bytyçi në Librin e Zisë.

Në fund të mesazhit të tij, ai ka shprehur nderimin maksimal për figurën e akademikut, duke theksuar: “Lavdi jetës dhe veprës së Akademik Qosjes!”.

Poshtë keni një intervistë të gazetari Nuhi Bytyqi të realizuar në vitin 1992 me akademikun Rexhep Qosja👇

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në planet e merkatos së Juventus për sezonet e ardhshme…