Mustafa i LDK-së i kundërpërgjigjet LV-së: Propozoni me PDK-në tre emra për president
25 prill 2026
| 13:01
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, i është përgjigjur sot Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me ofertën që i kanë bërë Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për propozimin e tre emrave jopartiakë për president.
Mustafa në një postim në Facebook i ka kërkuar LV që së bashku me PDK-në që të propozojë tre emra për president.



