Begaj: E dënoj me forcë sulmin e armatosur ndaj presidentit Trump
26 prill 2026
| 14:03
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas sulmit të armatosur në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington
Begaj ka thënë se e dënon fuqishëm sulmin e armatosur ndaj presidentit të ShBA-së, Donald Trump dhe Zonjës së Parë, Melania Trump.
“E dënoj fuqimisht sulmin e armatosur kundër presidentit të ShBA-së Donald Trump dhe Zonjës së Parë Melania Trump gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Në një demokraci, mosmarrëveshjet zgjidhen përmes ideve dhe dialogut – jo forcës. Sulme të tilla brutale që minojnë demokracinë dhe dëmtojnë vlerat e saj thelbësore janë të papranueshme”, ka shkruar Begaj në platformën “X”.



