“Taksirat i madh, s’është e thënë me mbetë kryeministër”, Deliu rikthen deklaratën e opozitarit Kurti (video)

26 prill 2026 | 13:58

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka rikthyer një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti kur ai ishte në opozitë, ndërsa fliste për kryeministrin e atëhershëm Isa Mustafa.

Kurti kishte thënë se Mustafa “po do me mbetë kryeministër me çdo kusht”. Këtë deklaratë, Deliu e ka shpërndarë tani, kur kryetari i LV-së po ua hedh fajin partive opozitare për mozgjedhjen e presidentit.

“Taksirat i madh. Po do me mbetë kryeministër me çdo kusht. Po jo bre se Kosova është më e vlefshme, populli i Kosovës është i vlefshëm. S’është bre e thënë me u bë kryeministër – s’është e thënë me mbetë kryeministër. Kosova duhet të zhvillohet, rinia duhet të përparojë, të hapen vende pune”, kishte thënë atëherë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Myrto Uzuni vijon të jetë vendimtar në ShBA me ekipin…