Uzuni i pandalshëm në ShBA, shënon nga goditja e dënimit në fitoren e pastër të Austin

26 prill 2026 | 13:53

Myrto Uzuni vijon të jetë vendimtar në ShBA me ekipin e tij të Austin.

30-vjeçari arriti të shënonte në shtesën e pjesës së parë me një goditje dënimi në fitoren 2-0 ndaj Houston në shtëpi.

Gjuajtja e fortë e beratasit u devijua nga muri, për të nxjerrë jashtë loje portierin dhe për të përfunduar në rrjetë për 2-0.

Ky ishte goli i tretë për Uzunin në këtë sezon në MLS. Sulmuesi i kombëtares ka arritur të dhurojë edhe një asist.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Korrespondenti kryesor i “BBC”-së për Amerikën e Veriut, Gary O’Donoghue,…