‘Askush nuk ma kontrolloi letërnjoftimin’, korrespondenti i ‘BBC’-së përshkruan sigurinë gjatë hyrjes në aktivitet

26 prill 2026 | 13:45

Korrespondenti kryesor i “BBC”-së për Amerikën e Veriut, Gary O’Donoghue, ka marrë pjesë mbrëmë në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington.

Për “BBC”-në, ai e ka përshkruar atmosferën brenda sallës së hotelit.

“Ecja disa blloqe deri te hoteli, pastaj ia tregova ftesën dikujt që e pa nga rreth dy metra larg. Askush nuk ma kontrolloi letërnjoftimin. Më kontrolluan pak gjatë hyrjes në sallë, por edhe kur pajisja sinjalizuese bëri zhurmë, nuk më kërkuan t’i zbrazja xhepat. Shërbimi Sekret e bëri punën e vet. Ata e ndaluan këtë person që të hynte në sallë. Por, ai perimetër sigurie ishte pikërisht jashtë dyerve të sallës, ndërsa hoteli, natyrisht, ishte plot me mysafirë të zakonshëm”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëpunimi ushtarak mes shteteve është normë në arkitekturën moderne të…