Ish-ambasadori Dedaj përkujton 27 Prillin: Lavdi martirëve të lirisë së Kosovës
27 prill 2026
| 11:47
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka përkujtuar 27 Prillin – Ditën e Martirëve të Lirisë së Kosovës, me një mesazh emocional dhe plot respekt për të rënët.
Përmes një postimi publik, Dedaj ka nderuar martirët dhe dëshmorët e familjes së tij Dedaj, të vendlindjes së tij, të Mejës, të Gjakovës dhe të gjithë Kosovës, duke theksuar se ata u flijuan për lirinë e vendit.
“27 PRILLI I MARTIRËVE TË LIRISË SË KOSOVËS! Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të familjes sime DEDAJ, të vendlindjes sime, të Mejës, Gjakovës dhe të gjithë KOSOVËS, të cilët i flijuan për liri! Ju jeni krenaria, lavdia dhe historia e Kosovës!”, ka shkruar Dedaj.



