Këta janë 41 deputetët që dhanë nënshkrimet për inicimin e ligjit për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së
27 prill 2026
| 11:39
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama ka njoftuar se së bashku me 40 ligjvënës të tjerë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme institucionale për inicimin dhe miratimin e ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.
Rama ka bërë me dije në ‘Facebook’ se deri më tani nuk është proceduar me dorëzimin zyrtar për shkak të paqartësive lidhur me mundësinë e shpërndarjes së Kuvendit.



