Vetëvendosje propozon dy kandidatura për Presidente: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha
Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka propozuar dy kandidatura për postin e Presidentes së Republikës së Kosovës: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.
Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar kërkesën për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit, e cila do të mbahet sot në orën 20:30, me qëllim zgjedhjen e Presidentes.
“Në kuadër të kësaj kërkese janë propozuar dy kandidatura për Presidente: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha. I ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të marrin pjesë në këtë seancë, në përputhje me obligimet e tyre kushtetuese”, ka deklaruar Haxhiu.
Mbetet të shihet nëse njëra nga kandidatet do të arrijë të sigurojë votat e nevojshme në Kuvend për t’u zgjedhur në krye të shtetit.



