Votimi antikushtetues për presidentin, Nagavci: Ju e patë që e ndërpremë seancën kur s’ishin votat në kuti

28 prill 2026 | 11:19

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka mohuar të ketë pasur shkelje kushtetuese në raundin e parë të votimit për president ndonëse nuk kishte kuorum.

Ajo ka thënë se votimi i fshehtë e lejon hapjen e votimit “për të gjithë që mund të votojnë” dhe se në momentin kur nuk ishin 80 vota “seanca u ndërpre.”

“Jemi deputet, kemi mandat politik të marrin vendime që janë në interes të qytetarëve. Seanca është ftuar me 40 nënshkrime dhe kemi qenë mbi 60. Ndërsa procesi i votimit me votim të fshehtë e le mundësinë që të votojnë të gjithë. Në momentin që e pamë që s’janë 80 vota, ajo (Albulena Haxhiu) e ndërpreu seancën dhe presim sot të vijmë”, ka thënë Nagavci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Astrit Gashi Në Kosovë që nga themelimi i shtetit…