Votimi ‘karate’, Bardiqi thotë se ishte ‘sarkazëm dhe në thonjëza’: Më është cenuar privatësia
Naim Bardiqi, deputet i Vetëvendosjes, i cili dje është kapur duke shkëmbyer mesazhe se për votimin e presidentit “po votojmë karate” dhe që synojnë që ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese për të blerë kohë, tha se ishte “sarkazëm.”
Ai ka thënë se “ju ma cenuat privatësinë”, drejtuar gazetarëve.
“Vendi është vendi i punës për deputetin, prandaj mesazhet në privat nuk e konsideroj se janë për publikun. Edhe ato mesazhe, siç e thashë, janë me sarkazëm. Pra, prej këtu i kërkoj falje nëse ka pasur ndonjë rezon, qoftë për Lëvizjen Vetëvendosje, për qytetarët dhe votuesit. S’ka të bëjë me asgjë, as ofenduese, as asgjë”.
“Edhe njëherë po e përmendi që ishte thonjëza, s’ka epitet. Është sarkazëm. Mirëpo s’ka të bëjë me seriozitetin e procesit”, ka thënë Bardiqi.



