Ndalohen tre persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

28 prill 2026 | 12:14

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit të Departamentit të Krimeve të Rënda, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër tre (3) personave dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj – është zbatuar një urdhër kontroll në shtëpinë dhe lokalet përcjellëse të të pandehurve në këtë rast, të cilët më pas janë  ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje në ndihmë” nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 dhe 33 të KPRK-së, “Falsifikimi i dokumenteve” në bashkëkryerje nga neni 390 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” nga neni 395 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sa i përket procedurës së mbrojtjes, dy të pandehurit në këtë rast nuk kanë autorizuar avokat dhe me urdhër verbal të prokurorit është autorizuar shefi i hetimeve të NJHKEK- në Ferizaj, që të njoftoj Odën e Avokatëve të Kosovës, për dërgimin e dy avokatëve sipas detyrës zyrtare si mbrojtës të të pandehurve në këtë rast.

Zyra koordinuese në Odën e Avokatëve të Kosovës në Prishtinë – fillimisht ka kërkuar emrat e të pandehurve dhe veprat penale për cilat dyshohen e pastaj të dërgojnë avokatët mbrojtës sipas detyrës zyrtare.

Lidhur me këtë çështje, Prokurori i Shtetit, ka njoftuar të njëjtit për pasojat lidhur me mos zbatimin e kërkesës nga Policia dhe Prokuroria sepse këto paraqesin pengesa në zbatimin e procedurës hetimore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka shprehur falënderimin për angazhimin dhe përkushtimin…