Fjalimi i Kurtit dhe vendi në zgjedhje, Gjini: Kësi budallëllëku s’ka pa askush
29 prill 2026
| 00:26
“Kësi budallallëku nuk ka pa askush”, kështu ka shkruar nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, pasi dështoi zgjedhje e Presidentit.
Kuvendi i Kosovës u shpërnda dhe vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Në minutat e fundit të afatit kushtetues, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka gjetur kohë për të akuzuar rëndë opozitën.
Por, edhe Albulena Haxhiu ka ironizuar në minutën e fundit, duke thënë se nuk e zgjat shumë sepse “opozita e dërgon në Gjykatë Kushtetuese”.



