Ramush Haradinaj: Aleanca në gjithë Kosovën më e vendosur se kurrë për fitore të reja
Ramush Haradinaj ka vlerësuar qeverisjen e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në nivel lokal, duke theksuar se komunat e udhëhequra nga kjo parti janë shembull i qeverisjes efikase dhe zhvillimore.
Në një reagim publik, Haradinaj veçoi Rahovecin si një nga shembujt më të mirë të këtij modeli, duke thënë se nën udhëheqjen e kryetarit Smajl Latifi, komuna ka treguar rezultate konkrete në zhvillim.
Ai njoftoi gjithashtu se në Kuvendin Zgjedhor të Degës së AAK-së në Rahovec, Latifi është rizgjedhur edhe për një mandat tjetër katërvjeçar, duke e cilësuar këtë si vlerësim për punën e deritanishme dhe besim për vazhdimësinë e saj.
Haradinaj falënderoi strukturat e partisë dhe aktivistët për angazhimin e tyre, duke theksuar se AAK në Rahovec dhe në gjithë vendin është më e bashkuar dhe më e vendosur se kurrë për fitore të reja dhe shërbim ndaj qytetarëve.



