Dita e Punëtorëve: Nesër protestohet në Prishtinë
30 prill 2026
| 12:31
Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat ka njoftuar se më 1 maj 2026, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, do të organizojë një protestë paqësore.
Sipas njoftimit të FSPTSPK-së, protesta organizohet në mbështetje të të drejtave të punëtorëve në sektorin privat.
“Protesta do të fillojë në ora 10:00, me vendgrumbullim në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, dhe do të vazhdojë sipas itinerarit të planifikuar deri në hapësirën ndërmjet objektit të ish-Gërmisë dhe ndërtesës së Qeverisë”, është thënë në njoftimin e FSPTSPK-së.



