Zgjedhjet e parakohshme, Gjini: Dakordësi për 7 qershor
30 prill 2026
| 15:34
Pas takimit konsultativ me partitë politike, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe partitë duket se kanë arritur konsensus që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 7 qershor.
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se kjo datë shihet si një mundësi për stabilitetin e vendit dhe për avancimin e proceseve demokratike.
“Ka një dakordancë që do ta zgjedhim të jetë 7 qershori. Po duket se ka konsensus që të jetë data 7 qershor. Zgjedhjet janë shans, pak shumë i ka deshtë tash. Janë shans për vendin, ne po bëhemi gati për me ia dhënë Kosovës stabilitetin”, ka thënë Gjini.
Gjini ka njoftuar se është i propozuar si kandidat për kryeministër, por duhet pritur takimin e Këshillit Drejtues.



