Panairi i Librit të Vjetër, më 7, 8 dhe 9 maj tek Instituti Albanologjik

30 prill 2026 | 15:30

Më 7, 8 dhe 9 maj (e enjte, e premte, e shtunë), nga ora 9:00-18:00, në tarracën e Institutit Albanologjik do të organizohet edicioni VI i Panairit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur subvencionuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Gjatë tri ditëve të panairit do të organizohen edhe aktivitete letrare, si: përurime veprash, takime me autorë, botues dhe koleksionues dhe lexime të poezive dhe të fragmente të prozës së autorëve shqiptarë.

Më 7 maj, në orën 18:00, në amfiteatrin e vogël të Bibliotekës Kombëtare do të përurohet libri i Afrim Hysenajt, “Shtëpia me gjak në mure”, botuar në gjuhën shqipe dhe angleze. Përpos bashkëbisedimit me autorin dhe me disa familjarë të familjes Muqolli, do të lexohen intervista të të mbijetuarve të gjenocidit serb në Poklek të Vjetër që janë publikuar në librin e Hysenajt.

Ndërkaq më 8 maj, po në orën 18:00, në amfiteatrin e vogël të Bibliotekës Kombëtare do të përurohet kompleti prej tetë vëllimesh i shkrimtarit Adem Gashi. Për krijimtarinë e tij do të flasin: Emin Z. Emini, Izet Abdyli, Berat Armagedoni, kurse një bashkëbisedim do të organizohet edhe me të birin e Gashit, Dardanin dhe do të lexohen poezi nga librat e tij.

Koleksionuesit e interesuar, për pjesëmarrje me libra antikuarë në këtë panair, mund të kontaktojnë me koordinatorin e aktiviteteve letrare, Berat Dakaj, në këtë numër të celularit +383 44 835 499 ose të shkruajnë në postën elektronike: [email protected]  

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jezerci i Ferizajt ka befasuar me një mot të paparashikueshëm…