Zgjedhjet e reja, Edita Tahiri: Kosova po dëmtohet, por po përfitojnë ata që po qeverisin

01 maj 2026 | 12:31

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiti, ka komentuar zhvillimet e fundit.

Ajo ka vlerësuar se Kosova po qeveriset dy herë nga Lëvizja Vetëvendosje në rrethana krize ku keqpërdorimet e ekzekutivit nuk po kontrollohen nga Kuvendit.

Tahiri ka shkruar në “Facebook” se se Kosova po dëmtohet, por ata që po qeverisin po përfitojnë.

“Kosova përsëri ne zgjedhje. Për partitë politike është garë për të fituar besimin e qytetarëve, por mos të harrojmë se Kosova po qeveriset dy here nga LV-ja në rrethana krize ku keqpërdorimet nuk kontrollohen nga Parlamenti, pra Kosova po dëmtohet, por ata që po qeverisin po përfitojnë…”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 22 autobusë të kompanisë Lider në turizëm Sharr Travel,…