Shpërthejnë protestat në Itali për 1 maj, protestuesit goditen me shkopinj
01 maj 2026
| 14:08
Ashtu sikurse çdo vit, 1 Maji, Dita e Punës, është kthyer në një ditë demonstratash dhe marshimesh në të gjithë Italinë. Mijëra njerëz u mblodhën në marshime në Milano, Torino, Napoli, Venecia, Palermo etj.
Në Torino, situata u përshkallëzua, ku pati përplasje mes protestuesve dhe policisë. Marshimin e udhëheqin pankartat e sindikatave me sloganin “Punë Dinjitoze” dhe pankarta e Shoqatës Kombëtare të Partizanëve Italianë.

Një pjesë e tyre u shkëputën nga marshimi i 1 majit dhe u përpoqën të thyenin kordonin e policisë. Protestuesit sulmuan mburojat e policisë me shkopinj, ndësa efektivët reaguan me përdorimi e topave të ujit.






