Protesta konfrontuese dhe arrestime në Turqi

01 maj 2026 | 14:09

Policia turke ka arrestuar dhjetëra protestues të cilët morën pjesë këtë mëngjes, në tubimin me rastin e 1 Majit në Stamboll.

Dy grupe në veçanti u shënjestruan në dy lagje të ndara në anën evropiane të qytetit, ndërsa ata përpiqeshin të marshonin drejt sheshit ikonik ”Taksim”, një pikë qendrore e protestave në Turqi, i cili është mbyllur plotësisht që nga mbrëmë.

Shtypi lokal, përfshirë faqen e internetit të opozitës ”Bir Gun”, raportoi të paktën 57 arrestime.

Përveç barrierave metalike të ngritura për të rrethuar një zonë të madhe rreth lagjeve qendrore të kryeqytetit ekonomik, u vendos një prani shumë e konsiderueshme policore.

Në lagjen ”Mecidiyekoy”, ku u mblodhën aktivistë nga Partia e Çlirimit të Popullit (HKP, marksiste), të vendosur për të marshuar drejt sheshit ”Taksim” duke brohoritur “SHBA vrasëse, AKP bashkëpunëtore”, policia përdori gaz lotsjellës.

Në lagjen ”Beshiktash” pranë Bosforit, të rrethuar plotësisht nga forcat e sigurisë, oficerët ndërhynë sapo u lëshua një slogan nga turma.

Sindikatat dhe shoqatat kishin bërë thirrje për tubime nën sloganin “Bukë, Paqe, Liri”.

Më herët gjatë javës, autoritetet turke kishin bërë dhjetëra arrestime përpara Ditës së 1 Majit, veçanërisht midis shtypit dhe lëvizjeve opozitare kundër presidentit, Recep Tajip Erdogan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Volodymyr Zelensky tha se Rusia mund të përpiqet të…