Moti sot dhe ditëve në vazhdim

03 maj 2026 | 08:16

Sot në Kosovë mëngjesi pritet të jetë i vranët dhe vende-vende me riga shiu, kurse gjatë ditës pritet të ketë diell dhe vranësira lokale të cilat do të vijnë duke u shpërbërë. Vonë pasdite dhe në mbrëmje kthjellim i plotë i motit.

Temperaturat pritet të luhaten nga 4 minimalja deri në 17 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Në mëngjes dhe eventualisht paradite vranësira priten në lindje e juglindje të Shqipërisë dhe perëndim të Maqedonisë së Veriut me reshje lokale. Në viset tjera kryesisht kthjellët. Pasdite kthjellim në tërë rajonin.

I ftohti largohet përfundimisht

Mëngjesi i së hënës i ftohtë me temperatura që në Kosovë do të zbresin deri në 2 apo 1 gradë Celsius. Dita me rritje rapide të temperaturave deri në dhe mbi 20 gradë Celsius edhe në Kosovë. Ditë e ngrohtë të hënën edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi me temperaturat në zonat më të nxehta deri në 25 gradë Celsius.

Ditëve të ardhshme ngrohtë me diell dhe vranësira lokale./MeteoBallkan

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit që…