Tërheqja e trupave nga Gjermania dërgon sinjal të gabuar ndaj Rusisë, thonë dy top republikanë në ShBA

03 maj 2026 | 15:30

Dy ligjvënës të lartë republikanë amerikanë kanë kritikuar vendimin e Pentagonit për t’i tërhequr 5 000 trupa amerikane të stacionuara në Gjermani, duke thënë se kjo rrezikon ta minojë parandalimin dhe do të dërgojë sinjalin e gabuar ndaj Rusisë.

Roger Wicker dhe Mike Rogers, të cilët kryesojnë komitetet e shërbimeve të armatosura në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve respektivisht, thanë se në vend që të tërhiqeshin, ato trupa duhet të zhvendosen më në lindje, shkruan “BBC”.

Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, ka thënë të premten se masa pasoi një rishikim të thelluar dhe pasqyronte “kërkesat dhe kushtet në terren”.

Të shtunën, presidenti Donald Trump, ka thënë se mund të ketë shkurtime të mëtejshme, pa dhënë detaje. SHBA-ja ka më shumë se 36 000 trupa aktive në Gjermani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta…