PDK në Norvegji drejt mobilizimit të plotë për zgjedhjet nacionale

03 maj 2026 | 21:17

Kryesia e Degës së PDK-së në Norvegji ka mbajtur një takim në Oslo, nën drejtimin e kryetarit të degës, Arsim Avdija, duke dhënë sinjal të qartë për një mobilizim të fuqishëm të mërgatës në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Në këtë takim, përmes lidhjes online, të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i Komisionit për Organizimin e Mërgatës në PDK, Elmi Reçica, i cili kërkoi angazhim maksimal, disiplinë organizative dhe bashkërendim të plotë të strukturave në diasporë.

Takimi prodhoi vendime dhe orientime konkrete:

* Ngritjen e menjëhershme të shtabeve zgjedhore, nënshtabeve dhe bërthamave elektorale si ekipe funksionale prej 5–15 anëtarësh
* Hartimin dhe konsolidimin e listave të komisionerëve dhe vëzhguesve
* Intensifikimin e diskutimeve për përfaqësimin e denjë të mërgatës në listën e kandidatëve për deputetë
* Koordinimin e aktiviteteve në terren dhe rritjen e prezencës politike në komunitet

Ky takim shënon fillimin e një faze të re organizimi dhe angazhimi, me synimin e qartë që mërgata të luajë rol vendimtar në rezultatin e zgjedhjeve dhe në rikthimin e PDK-së si forcë udhëheqëse në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy ligjvënës të lartë republikanë në SHBA kanë kritikuar një…