Kurti: Regjistrimi i të porsalindurve tashmë pa procedura të lodhshme dhe pa dokumente fizike
Kryeministri në detyrë Albin Kurti përmes një postimi në “Facebook” ka theksuar se qytetarët nuk kanë nevojë më të lëvizin nga një institucion në tjetrin për të përfunduar procedurat që lidhen me një ngjarje jetësore si ajo e regjistrimit pas lindjes së fëmijës.
“Të dhënat për të porsalindurin dhe prindërit regjistrohen në mënyrë digjitale përmes tabletit dhe më pas barten automatikisht në sistemet përkatëse që nga institucioni shëndetësor. Këto të dhëna integrohen në sistemin shëndetësor, regjistrin civil, skemat e benefiteve për fëmijë dhe lehona, si dhe në institucionet e tjera relevante, duke eliminuar nevojën për dokumente fizike dhe aplikime të ndara. Pas pilotimit të suksesshëm në Gjilan dhe Ferizaj, nga dje në Prishtinë e shumë shpejtë edhe në Prizren e Vushtrri, për të vazhduar më pas në Gjakovë, Pejë dhe gjithandej Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti.



