Komandanti i KFOR-it në Ambasadën amerikane, ShBA-ja riafirmon mbështetjen për Kosovën

21 tetor 2026 | 16:34

E ngarkuara me punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Wylita Bell, është takuar me komandantin e sapoemëruar të KFOR-it, gjeneralmajorin Roberto Vergori.

Ambasada amerikane ka njoftuar, përmes një postimi në “Facebook”, se gjatë takimit është theksuar rëndësia e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur misionin e KFOR-it për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe në rajon”, është thënë në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Jose Mourinho ka mbetur i mahnitur nga qëndrimi dhe etika…