Për herë të parë me ekipe multidisiplinare për ndërhyrje në fëmijërinë e hershme
07 maj 2026
| 12:16
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për Kujdesin Parësor Shëndetësor, i cili rregullon ndërhyrjen në fëmijërinë e hershme si pjesë të shërbimeve në kujdesin parësor.
“Ky ndryshim krijon bazën për mbështetje të hershme për foshnjat dhe fëmijët me rrezik për vonesa në zhvillim, përmes ekipeve profesionale multidisiplinare me psikologë klinikë, fizioterapeutë, logopedë dhe punëtorë socialë. Po e afrojmë mbështetjen profesionale më pranë fëmijëve dhe familjeve”, ka shkruar Vitia në “Facebook”.



