Haradinaj përkujton komandant Drinin dhe dëshmorët e Llapushnikut: Lavdi luftëtarëve të lirisë

08 maj 2026 | 12:46

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot figurën e Komandant Ekrem Rexhës – Drinit, në përvjetorin e rënies së tij, duke e cilësuar si një ndër figurat më emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj ka thënë se Drini, me aftësitë e tij si udhëheqës dhe vizionar, la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës, ndërsa humbja e tij ishte “goditje e madhe për vendin dhe dhimbje e thellë për familjen dhe bashkëluftëtarët”.

Haradinaj ka kujtuar gjithashtu sakrificën e banorëve të Kashicës, Staradranit dhe Terstenikut gjatë vitit 1999, si dhe Betejën e Llapushnikut, të zhvilluar më 8, 9 dhe 10 maj 1998, të cilën e cilësoi ndër betejat më të lavdishme të luftës çlirimtare.

“Me përulje e respekt kujtojmë dhe nderojmë 47 dëshmorë dhe 54 martirë që ranë në altarin e lirisë së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Në fund, ai ka nderuar edhe dëshmorët dhe martirët e fshatit Lëbushë, duke theksuar se gjaku i tyre u bë themel i lirisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Ramiz Lladrovci Në rrethanën e krijuar lidhur me degën…