Albena Reshitaj i bashkohet Vjosa Osmanit
Ish-deputetja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Albena Reshitaj i është bashkuar Vjosa Osmanit në garën për zgjedhjet e 7 qershorit.
Lajmin e ka bërë me dije ish-presidentja Vjosa Osmani përmes një postimi në “Facebook”
“Një bashkëpunim i filluar më shumë se një dekadë më parë, e i ndërtuar mes sfidash e suksesesh të përbashkëta, po vazhdon edhe sot. Prof.asoc.dr. Albena Reshitaj, ish ministre, deputete në 4 mandate, e mbi të gjitha një grua parimore dhe me bindje politike të qëndrueshme, ka dëshmuar vazhdimisht se nuk dorëzohet para asnjë sfide apo kërcënimi, kur është në pyetje mbrojtja e interesit të Kosovës”.
“Kur u zgjodha presidente në vitin 2021, me votën e saj vendimtare, Albena krijoi kuorumin e nevojshëm dhe bllokoi rolin e Listës serbe në krijimin e institucioneve, pa asnjë interes personal e pa kërkuar absolutisht asgjë!”, ka shkruar Osmani.



