Republika e Kosovës përzgjidhet zyrtarisht organizatore e Konferencës Pranverore Evropiane të Autoriteteve për Mbrojtjen e të Dhënave për vitin 2027
Gjatë punimeve të edicionit të 34-të të Konferencën Pranverore 2026 i cili po mbahet në Antalya të Turqisë, ku Agjencia për Informim dhe Privatësi përfaqëson Republikën e Kosovës nga delegacioni i udhëhequr nga Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku, Kosova zyrtarisht është përzgjedhur organizatore e edicionit të ardhshëm të Konferencës Pranverore Evropiane të Autoriteteve për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Privatësinë (Spring Conference 2027).
Vendimi u morr gjatë punimeve të edicionit të 34-të të konferencës, i cili po mbahet në Antalya të Turqisë, ndërsa Konferenca Pranverore Evropiane konsiderohet një nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë, duke mbledhur çdo vit autoritete mbikëqyrëse, komisionerë, ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve më të larta të privatësisë nga Evropa dhe më gjerë.
Përzgjedhja e Kosovës si vend organizator për vitin 2027, paraqet një vlerësim të lartë për rolin aktiv të Agjencisë për Informim dhe Privatësi në mbrojtjen e të dhënave personale, përkitazi me standardet ndërkombëtare të vendimmarrjes në mbrojtjen e të dhënave.
Përzgjedhja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi si organizatore e Konferencës Pranverore Evropiane të Autoriteteve për Mbrojtjen e të Dhënave për vitin 2027, vije pas organizimit të Konferencës Ndërkombëtare për mbrojtjen e të dhënave personale, nga Agjencia në vitin 2026 në Kosovë.
Në relacion me përfaqësimet e shtetit të Kosovës në Organizatat Ndërkombëtare për mbrojtjen e të dhënave personale, Agjencia për Informim dhe Privatësi nga vitit 2024 vazhdon angazhimet në cilësinë e anëtares vëzhguese në Bordin Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPB), si partnere e autoriteteve ndërkombëtare për mbrojtjen e te dhënave personale në nivel Evropian.



