Hamza: Kosova ka nevojë për profesionistë dhe njerëz të ndershëm (video)

08 maj 2026 | 13:40

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza nëpërmjet një video-mesazhi ka ftuar profesionistët dhe njerëzit e ndershëm që t’i bashkohen PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit.

Ai ka thënë se ka ardhur koha që njerëzit e mirë të mos rrinë më anash.

“Kosova ka nevojë për profesionistë dhe njerëz të ndershëm, që punojnë me përkushtim dhe e duan këtë vend. Partia Demokratike e Kosovës është gjithmonë e hapur për gra e burra të aftë, nga Kosova dhe diaspora, që duan të kontribuojnë për shtetin tonë. Ka ardhur koha që njerëzit e mirë të mos rrinë më anash. Më kontaktoni në [email protected].Kosova ka nevojë për ju!”, ka shkruar Hamza në mbishkrimin e videos të publikuar në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ka dërguar letër…