Procesor që i përshtatet ritmit të ditës: Multitasking në serinë Galaxy S26

08 maj 2026 | 15:20

Shpejtësia e vërtetë e një smartphone-i shihet kur ai vihet realisht në ngarkesë, kur kaloni nga videothirrjet te mesazhet, kalendari, galeria, navigimi dhe mjetet AI. Seria Galaxy S26 është krijuar pikërisht për këtë ritëm. Galaxy S26, Galaxy S26+ dhe Galaxy S26 Ultra i përballojnë edhe detyrat më komplekse në sfond, në mënyrë që ju të mendoni më pak për teknologjinë dhe më shumë për atë që dëshironi të bëni. Në kombinim me përvojën One UI 8.5 dhe funksionet e Galaxy AI, fokusi zhvendoset nga kalimi manual mes aplikacioneve te përfundimi më i shpejtë dhe më natyral i detyrave.

Procesori si bazë e Multitasking

Procesori nuk është thjesht një element në specifikime, por themeli i ritmit të përditshëm të punës. Seria Galaxy S26 mbështetet në harduer të fuqishëm dhe një çipset të optimizuar posaçërisht, me fokus në inteligjencën artificiale, efikasitetin energjetik dhe menaxhimin e avancuar të nxehtësisë.

Galaxy S26 Ultra fuqizohet nga Snapdragon 8 Elite Gen 5 Mobile Platform for Galaxy, i cili, krahasuar me modelin Galaxy S25 Ultra, sjell deri në 19% performancë më të lartë të CPU-së, 39% performancë më të mirë të NPU-së dhe 24% grafikë më të fuqishëm (GPU).

Në praktikë, kjo do të thotë:

  • CPU sjell reagim më të shpejtë të pajisjes dhe menaxhim më të lehtë të detyrave komplekse kur disa aplikacione janë aktive njëkohësisht.
  • NPU fuqizon funksionet e Galaxy AI që funksionojnë në sfond pa u vënë re, nga sugjerimet inteligjente deri te përpunimi i fotove dhe automatizimi i detyrave.
  • GPU siguron shfaqje më fluide, pamje më të pasura dhe një përvojë më të këndshme në gaming, veçanërisht në skenarë grafikisht më kërkues.

Prandaj fuqia e procesorit nuk shihet vetëm në gaming, por edhe në menaxhimin paralel të detyrave e përditshëm; kur videothirrjet, mesazhet, dokumentet, galeria dhe përpunimi me AI zhvillohen pothuajse njëkohësisht.

Kur NPU merr përsipër pjesën më të vështirë të editimit

Përdorimi i njëkohshëm i disa aplikacioneve nuk është i rezervuar vetëm për punë. Bëni një foto, hapni galerinë, modifikoni, hiqni një detaj të padëshiruar, ndryshoni sfondin dhe dërgoni rezultatin më tej. Sot e presim këtë rrjedhë pa kaluar në disa aplikacione të ndryshme. Me Photo Assist të përmirësuar, mjafton të përshkruani atë që dëshironi të ndryshoni, për shembull të hiqni një njollë në rroba, të shtoni një pjesë të objektit ose të ndryshoni atmosferën e fotografisë. Editimet mund të bëhen në vazhdimësi, të shihen hap pas hapi dhe, nëse është e nevojshme, të anulohen. Këtu vjen në shprehje NPU, sepse përpunimi me AI bëhet pjesë e rrjedhës natyrale të punës, jo një detyrë shtesë.

Performancë e qëndrueshme kur telefoni është nën ngarkesë maksimale

Gaming-u është një nga testet më të mira për të parë sa mirë një telefon e mban stabilitetin nën ngarkesë: loja funksionon në plan të parë, ndërsa në sfond janë chat-et, vijnë njoftimet, ndoshta po regjistrohet video ose po kontrollohet një udhëzues. Në këto momente nuk është e rëndësishme vetëm fuqia maksimale, por edhe aftësia e pajisjes për të ruajtur fluiditetin ndërsa disa procese zhvillohen njëkohësisht.

E njëjta logjikë vlen edhe gjatë lëvizjes, vetëm me një ritëm tjetër. Navigimi është aktiv, kufjet janë të lidhura, vjen një mesazh, duhet të gjenden fotografi nga udhëtimi ose të kontrollohet një rezervim. Seria Galaxy S26 në këto situata synon të zvogëlojë numrin e hapave manualë dhe kalimeve mes aplikacioneve, në mënyrë që përdoruesi të arrijë më shpejt te ajo që i nevojitet.

  • Now Nudge mund të ofrojë sugjerime në kohën e duhur pa ndërprerje, për shembull kur duhet të vazhdoni shpejt një veprim të nisur, të reagoni ndaj një mesazhi ose të gjeni përmbajtje relevante në momentin e duhur.
  • Now Brief sjell kujtesa të personalizuara për ngjarje të rëndësishme, rezervime dhe udhëtime, duke e bërë telefonin më të dobishëm edhe në momentet kur nuk po e përdorni.

Seria Galaxy S26 tregon se përdorimi i njëkohshëm i disa aplikacioneve nuk është më thjesht çështje sa aplikacione mund të hapni, por sa natyrshëm telefoni e ndjek ritmin tuaj. Procesori më i fuqishëm, One UI 8.5, funksionet e Galaxy AI dhe menaxhimi i avancuar i nxehtësisë krijojnë një përvojë ku ka më pak pritje, më pak kalime manuale mes aplikacioneve dhe më shumë detyra të përfunduara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi ka hapur një hetim të jashtëzakonshëm disiplinor ndaj…